Komisioni i Reformës Zgjedhore, PS miraton kërkesën e demokratëve, Gjiknuri bashkëdrejtues

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 14:09 | Politikë
Komisioni i Reformës Zgjedhore, PS miraton kërkesën e

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, foli për mediat pas mbledhjes së kryesisë duke bërë të ditur se Partia Socialiste ka miratuar dakordësinë e plotë për të ngritur Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, të propozuar nga Partia Demokratike. Balla bëri të ditur se Damian Gjiknuri do të propozohet si bashkëkryetar i këtij komisioni.

“Është diskutuar mbi kalendarin e shqyrtimit në Kuvend të buxhetit për vitin 2022 dhe paketën fiskale. Ky është buxheti më i madh që ka pasur shteti shqiptar. Diskutimi do të fokusohet në evidentimin e të gjitha prioriteteve të këtij buxheti në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Kemi diskutuar edhe për kërkesën e ardhur nga PD-ja për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore. Prej fillimit të legjislaturës kemi propozuar të ngremë sa më parë komisionin e posaçëm. Ne kemi miratuar dakordësinë e plotë për të ngritur Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ne do të propozojmë bashkëkryetar zotin Damian Gjiknurin. Shpresoj që edhe PD-ja të vijë me propozimin e bashkëkryetarit dhe më pas të dy bashkëkryetarët të ulen dhe të formulojnë projektvendimin përkatës për funksionimin e këtij komisioni”, u shpreh Taulant Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos