Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Konjufca: Po aq sa festojmë duhet të reflektojmë për pengesat

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2022, 10:56 | Politikë
Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Konjufca: Po aq sa festojmë duhet

Përfaqësuesi i parë kosovar i cili mori fjalën në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri që po zhvillohet  në Tiranë, ishte kreu i Kuvendit në Prishtinë Glauk Konjufca.

Kreu i Parlamentit kosovar nënvizoi rëndësinë e kësaj datë për të gjithë shqiptarët, duke kujtuar si pikërisht domethënie e kësaj date të shënuar ka qenë ylli polar i të gjithë dëshmorëve të rënë për liri, duke filluar nga heroi Adem Jashari.

Duke marrë shkas nga dita e lindjes së heroit nga Prekazi që përkon pikërisht me 28 nëntorin, Konjuca beri një paralelizëm midis ikjes të okupatorit osman nga Shqipëria me largimin e okupatorit serb nga Kosova, pothuajse një shekull më vonë.

Por përpos ditës festive, kreu i Parlamentit kosovar kujtoi edhe se “po aq sa festojmë sot duhet të reflektojmë për pengesat”, duke parë edhe nga situatën e ndërlikuar ndërkombëtare dhe në rajon.    “Bota sot më e pasigurtë nga Rusia, i vetmi vend në Europë i lidhur me Moskën është Serbia.  Ajo na lufton nga brenda dhe jashtë, nga diplomacia te kontrolli i grupeve kriminale.  Sa më afër Shqipëria me Kosovën, aq më shumë do të mbrojmë interesat e kombit”, tha ai, duke kujtuar orientimin “ e pa rezervë të Kosovës në BE, brenda NATO-s, në miqësi të përhershme me SHBA”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/27/nis-mbledhja-e-perbashket-e-dy-kuvendeve-nikolla-nje-komb-nje-qendrim-kufijte-ti-shnderrojme-ne-informale/
https://a2news.com/2022/11/27/mbledhja-e-perbashket-shqiperi-kosove-sjell-bashen-ne-kuvend/

A2 CNN Livestream

Latest Videos