Berisha: Një stendë e zezë për personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2022, 10:06 | Politikë
Berisha: Një stendë e zezë për personalitetet

Përpara se të futej në seancën e përbashkët mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, kryetari I PD-së, Sali Berisha, vizitoi ekspozitën e vendosur në disa stenda në hyrje të Kuvendit, nga ku përcolli mesazhin: “Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuçiçit, siç thotë ai për të tallur kosovarët,” tha Berisha.

Për të shënjuar 110-vjetorin e Pavarësisë, mbahet sot në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos