“Rithemelimi” kërkon një emër për Kukësin, në garë 5 kandidatë

Nga A2 CNN
27 Gusht 2023, 11:30 | Politikë
“Rithemelimi” kërkon një emër për Kukësin,

Ditën e sotme Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha mban primaret për zgjedhjen e kandidatit që do të garojë për bashkinë e Kukësit me 24 shtator.

Në garë për t’u votuar nga anëtarësia janë, Ardian Elezi, Emri Vata, Gezim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli.

Primaret e “Rithemelimit” po i ndjek nga afer Klevis Balliu, sekretar organizativ i cili orët e para të votimit vlerësoi pjesëmarrjen e anëtarëve.

Më herët, ish kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, mjeku Admir Sinamati ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në garë. Arif Rexhmati, kryetari i PD zyrtare, nuk është në listën e kandidatëve të primareve të dielës pasi është tërhequr nga gara.

Pas arrestimit të Safet Gjicit, më 24 shtator Kukësi do të zgjedhë sërish kryetarin e Bashkisë. Partia Socialiste do të paraqitet para kuksianëve me Albert Halilajn për të kërkuar të përsërisë suksesin e 14 majit, ndërsa forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për t’u regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos