
Policia e Fierit ka arrestuar një 27-vjeçar pasi në emër të një fondacioni që drejtonte vetë, mblidhte ndihma për të prekurit nga tërmeti, por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto ndihma nuk kanë shkuar për të prekurit nga tërmeti, por në llogari të fondacionit të tij.
Ajet Shira u arrestua në Fier, pasi punonjës të fondacionit të tij qytetin e Fierit, krahas ndihmave për fondacionin, në mënyrë abuzive mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti.
“Gjatë ditës së djeshme, pranë një qendre tregtare në Fier, dy shtetase janë kapur duke mbledhur vlera monetare për njerëzit e prekur nga tërmeti, duke mashtruar në emër të këtij fondacioni”, thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)