
Policia e Shtetit bën me dijë se në kuadër të operacionit të koduar “Last Call” ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për disa vepra të ndryshme penale.
Në fund të këtij operacioni u arrestua në Berat 31 vjeçari G.B. për të cilin gjykata e Arezzo kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.
U arrestua në Elbasan me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian 34 vjeçari Dritan Kllogjeri, i dënuar nga gjykata e Firences me 5 vjet burg për krime seksuale. Ky shtetas nga viti 2007 deri në 2012, në Firenzuola dhe Firenze e ka detyruar duke e kërcënuar dhe rrahur ish-gruan e tij për të kryer marrëdhënie seksuale.
Gjithashtu, nga Policia u vu në pranga dhe shtetasi Ernest (Nasi) Kaçi., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.
Ndërkohë kanë nisur procedurat dhe kontaktet me palën italiane për ekstradimin e këtyre shtetasve. (A2 Televizion)