
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Cousins”, duke zbardhur një vjedhje të ndodhur një muaj më parë në Kamzë.
Policia bën të ditur se ka arrestuar një 25 vjeçar, me inicialet A.Q. ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë dy adoleshentët G. Q., 15 vjeç, dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz, të cilët dyshohen si autorë të vjedhjes së 2 milionëve lekë të rinj në banesën e shtetasit Xh. Q.
Sipas policisë, ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja. (A2 Televizion)