Mbretëresha Elizabeth humbet durimin, gati për të çuar Harry dhe Meghan në gjyq

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 18:54 | Showbiz

Gjithçka ka një kufi, madje edhe për durimin e Mbretëreshës Elizabeth. Përballë akuzave dhe sulmeve të nipit të saj Harry dhe Meghan Markle, sovrania është përpjekur gjithmonë të bëjë një sy qorr. Tani, kufiri është tejkaluar dhe ajo tha mjaft. Me sa duket një ekip avokatësh është duke punuar për të ndaluar Dukën dhe Dukeshën e Sussex, pa përjashtuar mundësinë e çuarjes në gjykatë.

Megxit, intervista me Oprah Ëinfrey dhe libir me kujtime për të cilin Harry është duke punuar janë shumë për Mbretëreshën. Supozohet se Sovrania urdhëroi ndihmësit e lartë të Pallatit Buckingham të planifikonin kundërsulmin, dhe ata tashmë kanë filluar të punojnë duke kontaktuar ekspertë të shpifjes dhe privatësisë.

"Këtë herë Harry dhe Meghan kanë kaluar kufirin me deklaratat e tyre skandaloze. Ata do të gjykohen. Ata do të procedohen dhe do të dinë se sulmet e tjera nuk do të tolerohen," tha një burim për tabloidin Sun.

Super ekipi i avokatëve do të synojë të lidhet me Penguin House, shtëpinë botuese që do të botojë kujtimet e Harry -t, për të kërkuar që të shihen provat dhe të shqyrtohet nëse do të ushtrohet e drejta e replikës. Djali i dytë i Princit Charles po shkruan një libër autobiografik me përmbajtje që premtojnë të jenë shpërthyese. Mbretëresha është gati për më të keqen dhe avokatët e saj po kontrollojnë nëse ka "arsye për një padi për shpifje". Duka dhe Dukesha e Sussex janë paralajmëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos