Miq të mirë apo një rikthim i mundshëm? Kim Kardashian dhe Kanye West fotografohen bashkë

Nga A2 CNN
21 Gusht 2021, 22:11 | Showbiz

Paparacët në SHBA kanë publikuar në orët e fundit disa foto ku shfaqen Kim Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj Kanye West ndërsa drekojnë bashkë në një restorant në Malibu.

Çifti i famshëm u shfaqën të afërt me njëri-tjetrin pas divorcit të tyre 6 muaj më parë, duke hedhur dyshime tek fansat për një ribashkim të mundshëm.

Ata shkuan me të njëjtën makinë në restorant dhe shoqëroheshin vetëm nga një grup truprojash.

Në fillim të gushtit, Kim i çoi 4 fëmijët e saj në eventin në Donda, për të ndjekur prezantimin e albumit të ri të babait të tyre të famshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos