
Deri mbrëmjen e shkuar, Angelina Jolie i kishte rezistuar pranisë në rrjete sociale, duke mbajtur një profil të ulët përballë publikut, i cili kishte mundësi ta ndiqte vetëm në daljet e saj në mediat vizive.
Por Jolie iu bashkua Instagramit, e “detyruar” nga ngjarjet e fundit në Afganistan. Aktorja e njohur ka deklaruar se do ta përdorë llogarinë e saj për të tërhequr vëmendjen lidhur me situatën e vështirë që po përjetojnë afganët dhe për të ndarë historitë e njerëzve "që luftojnë për të drejtat e tyre".
Kujtojmë se pavarësisht premtimit për të udhëhequr në paqe, që prej ditës që kanë rimarrë kontrollin e Afganistanit, luftëtarët talebanë kanë ngjallur terror dhe frikë te qytetarët e mbetur në vend. (A2 Televizion)