Demi tha se stafi i fshihnin frutat për ta ndaluar të hante sheqer dhe kjo vazhdoi deri në atë pikë sa për ditëlindje, Demit do t'i dhurohej një shalqi me krem të bardhë pa yndyrë përsipër si "tortë", prandaj edhe kënga quhet "tortë shalqiri".
"Për vite me radhë ne e bëmë këtë, duke e kthyer edhe në shaka, por e vërteta është se unë thjesht doja një tortë t vërtetë ditëlindjeje ", u shpreh ajo.
Kjo histori krijoi dhe këngën e "Melon Cake", ku këngëtarja tregon se ka jetuar si e burgosur brenda mendjes së vet dhe i kërkon falje vetes.
"E dashur vetja ime e vogël, më fal që u desh kaq shumë kohë, por më në fund je e lirë!" (A2 Televizion)