Shtëpia Mbretërore Tajlandeze ka publikuar një seri fotografish të Mbretëreshës së re të vendit, e cila pozon me veshje të ndryshme.
Mbretëresha Suthida, 40 vjeç, nga Bangkoku, u muartua më 1 maj me Mbretin 66-vjeçar Maha Vajiralongkorn – të njohur edhe si Mbreti Rama X. Lajmi bëir bujë pasi Suthida ishte edhe shefja e truprojave të tij, si dhe mban titullin “Gjeneral”.
Mbretëresha Suthida është prej vitesh partnerja e Mbretit Vajiralongkorn dhe është parë shpesh në shoqërinë e tij në publik, edhe pse marrëdhënia e tyre nuk ishte pranuar kurrë zyrtarisht. Në vitin 2014, Mbreti Vajiralongkorn emëroi Suthida Tidjai, një ish-stjuardesë e Thai Airways, si zëvendës komandante të njësisë së truprojave të tij. Në dhjetor 2016, ajo mori edhe titullin ushtarak Gjeneral. (A2 Televizion)