Mbretëresha u drejtohet britanikëve: Ditë më të mira do të vijnë

Nga A2 CNN
5 Prill 2020, 22:29 | Bota
Mbretëresha u drejtohet britanikëve: Ditë më të mira do

Mbretëresha Elizabeth ll i është drejtuar me një mesazh televiziv britanikëve mbrëmjen e së dielës. Monarkja theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në luftën kundër koronavirusit.

Ajo është shprehur se Mbretëria e Bashkuar bashkohet me të gjitha vendet e botës për shkak të rrezikut global dhe i ka bërë thirrje popullit të saj për durim.

Elizabeta II ka thënë se derisa bëhet durim ''ditë më të mira do të vijnë dhe do të takohemi me familjet tona, me miqtë tanë apo me të dashurit tanë pas ndarjes së dhimbshme prej koronavirusit''.

Që prej vitit 1953 Mbretëresha Elizabeth ll ka mbajtur gjithsej vetëm 4 fjalime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos