
Portreti i trishtuar i një gruaje kurde në Ras al-Ain, ndërsa pas saj kalojnë forcat ushtarake turke. FOTO: AFP 
Një person transporton mbetje plastike me motorin e tij në Hanoi, Vietnam. FOTO: AFP 
Pikturat e Mbretit spanjoll Felipe VI dhe ish-diktatorit Gjeneralit Francisco Franco ekspozohen në një takim në mbështetje të pavarësisë së Katalonjës. FOTO: AP 
Një aksident në garat NASCAR në Alabama. FOTO: AP 
Lideri koreano-verior Kim Jong Un kalëron mbi një kalë të bardhë në malin e shenjtë Paektu. FOTO: REUTERS 
Një semafor i shkrirë nga flakët pas protestave për pavarësinë e Katalonjës në Barcelonë. FOTO: REUTERS 
Zjarrfikësit shuajnë flakën në Los Angeles, ku një lagje me 23 000 shtëpi u evakuua për t’i shpëtuar zjarrit. FOTO: AP 
Mjegulla e mëngjesit ofron pamje spektakolare në Kekesteto, Hungari. FOTO: AP 
Një ceremoni e indigjenëve në Venezuelë për nder të Perëndeshës Maria Lionza. FOTO: AP 
Forcat ushtarake turke përparojnë drejt qytetit sirian Mabij, të mbajtur nga forcat kurde. FOTO: AP 
Kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi, përballë Presidentit Donald Trump në një debat të ashpër në Shtëpinë e Bardhë. FOTO: REUTERS 
Autokombajnat e sinkronizuara në një fushë në Nenjiang, Provinca Heilongjiang, Kinë. FOTO: GETTY IMAGES
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
