All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mbreti holandez nuk respekton rregullat e distancimit, kritikohet nga qeveria

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 18:48 | Bota
Mbreti holandez nuk respekton rregullat e distancimit, kritikohet nga qeveria
All - Paragraf - 1

Siklet në pallatin mbretëror për gafën e re të mbretit holandez Willem-Alexander në qendër të polemikave për shtrëngimin e duarve me tifozë të ndryshëm të futbollit, duke mos respektuar rregullat e distancës shoqërore që lidhen me koronavirusin.

Për të raportuar episodin, i pesti për sovranin i cili tashmë kishte kryer disa hapa të gabuar gjatë bllokimit në të kaluarën, ishin gazetat lokale që ndoqën sovranin, ndërsa natën e kaluar në Hagë gjatë ndeshjes së kampionatit evropian të futbollit Holland- Austri u dha dorën adhuruesve të ndryshëm.

All - Paragraf - 3

Pa kravatë, me këmishën paksa të zbërthyer, një shall portokalli rreth qafës, Willem-Alexander nuk respektoi distancën prej 1 metër e gjysmë, ndërsa bisedonte me vendasit.

Mbreti u kritikua nga disa anëtarë të qeverisë, si ministri i Drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus, i cili theksoi se rregullat zbatohen për të gjithë, përfshirë anëtarët e familjes mbretërore. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos