Raporti i UNHCR: Dyfishohet numri i njerëzve që largohet nga konflikti dhe dhuna. Më të prekur fëmijët

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 15:52 | Bota

Numri i njerëzve që largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të persekutimit, konfliktit, dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut është rritur në 82.4 milionë. Është ky raporti më i fundit i Trendeve Globale nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Raporti i publikuar sot në Gjenevë bëri thirrje për përmbysjen e trendit global të zhvendosjeve të shkaktuara nga dhuna dhe persekutimi, i cili ka vazhduar për gati një dekadë. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për veprim të menjëhershëm pas rritjes së njerëzve që ikin nga konflikti dhe dhuna.

Shifra totale e sapopublikuar është 4% më e lartë se një vit më parë, kur 79.5 milionë ishin regjistruar në fund të vitit 2019.

Shumica dërrmuese e refugjatëve në të gjithë botën janë pritur nga vendet që kufizojnë zonat e krizës dhe janë kombe me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Vendet në zhvillim prisnin 86% të refugjatëve në botë, ndërsa vendet më pak të zhvilluara siguruan azil në 27% të totalit.

Sipas raportit, fëmijët preken veçanërisht gjatë krizave të zhvendosjes, veçanërisht nëse zhvendosja e tyre zvarritet për shumë vite.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se gati 1 milion fëmijë kanë lindur si refugjatë midis viteve 2018 dhe 2020. Për më tepër, 42% e personave të zhvendosur janë vajza dhe djem nën moshën 18 vjeç.

Shumë prej tyre rrezikojnë të qëndrojnë në mërgim për vitet që vijnë, disa potencialisht për pjesën tjetër të jetës së tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos