All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Transportonin armë për Venezuelën, SHBA “kërcënon” anijet iraniane

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 13:46 | Bota
All - Paragraf - 1

Burime nga shërbimi i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara bëjnë me dije se disa anije iraniane që mendohet se transportonin armë për Venezuelën, u kthyen në mes të rrugës në Afrikë, pas kërcënimeve nga SHBA se do të reagojë ashpër.

Sipas të njëjtave burime, këto anije u kthyen dhe tashmë mund të kenë si destinacion Sirinë mbase dhe Rusinë.

All - Paragraf - 3

Anijet luftarake Sahand dhe anija Makran po lundronin përmes oqeanit Atlantik. Ato ishin nisur muajin e kaluar nga porti jugor Iranian Bandar Abbas.

Ato mendohet se po bënin një transferim të paligjshëm armësh dhe për këtë arsye e kishin ndryshuar itinerarin disa herë. Tashmë mendohet se i janë drejtuar Sirisë pas kërcënimit të Uashingtonit se do të sekuestrojnë të gjitha ngarkesat e paligjshme drejt Venezuelës. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos