
Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj është mbrojtur në heshtje gjatë marrjes në pyetje nga Gjykata Speciale e Hagës.
Njoftimi erdhi nga vetë ish komandanti i UÇK-së, pas procesit që zgjati rreth 1 orë. Ai bëri me dije se ende nuk e di për çfarë është thirrur, ndërsa u shpreh optimist se kjo nuk do ta pengonte pjesëmarrjen e tij në zgjedhje.
“Nuk është detyra ime të bëj parashikime, por nuk pres aktakuzë”, u shpreh Haradinaj pas marrjes në pyetje.
Kryeministri në largim, duke folur për dialogun me Serbinë, ripërsëriti edhe njëherë se formula e vetme për arritjen e marrëveshjes është njohja reciproke. Ndërkohë, Gjykata Speciale mori në pyetje edhe ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi. (A2 Televizion)