Mbrojtësi kuqezi kthehet me gol pas pesë muajve jashtë fushave

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 10:27 | Futboll
Mbrojtësi kuqezi kthehet me gol pas pesë muajve jashtë fushave

Hera e fundit që Kastriot Dermaku kishte luajtur një ndeshje, ishte 20 maji i kaluar. Gjatë pesë muajve të fundit, mbrojtësi shqiptar kaloi një kalvar dëmtimesh, të cilat e kishin mbajtur jashtë fushave.

Në transfertën e Leçes në fushën e Breshias në Serie B, Dermaku jo vetëm që u aktivizua nga stoli, por pas vetëm pesë minutave shënoi edhe golin e avantazhit të përkohshëm të ekipit të tij.

Gjithsesi, Lecce nuk e shfrytëzoi rrjetën e kuqeziut, sepse në sekondat e fundit të sfidës Brescia gjeti golin e barazimit, duke evituar humbjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos