
Gjermania i bashkohet premtimit për mbrojtjen e klimës dhe i vendosi vendit një qëllim për vitin 2030.
Rreth 440 mijë stacione për rimbushjen e veturave elektronike do të montohen deri në atë vit. Ministria e Transportit bëri publik njoftimin në bazë të një studimi, sipas të cilit pas dhjetë vitesh në rrugët e Gjermanisë do të qarkullojnë rreth 14.8 milionë vetura elektrike. Aktualisht, Gjermania ka vetëm 33 mijë stacione të tilla publike.
Studimi parashikoi që dy të tretat e hapësirave private të parkimit, deri në vitin 2030, do të kishin një pikë për rimbushjen e veturave, por ato do të siguronin vetëm 41% të energjisë elektrike të nevojshme për automjetet. (A2 Televizion)