Mbrojtja nga varianti Delta, SHBA do të autorizojë dozën e tretë, Franca nis në shtator

Nga A2 CNN
12 Gusht 2021, 13:20 | Bota
Mbrojtja nga varianti Delta, SHBA do të autorizojë dozën e

Shtetet e Bashkuara pritet të autorizojnë aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit te personat me sistem të dobët imunitar, në përpjekjen për t'i mbrojtur nga varianti më ngjitës, Delta.

Mediat amerikane thonë se drita jeshile nga Administrata për ushqimet dhe Ilaçet, FDA duhet të vijë gjatë orëve në vazhdim.

Vendimi për të zgjeruar përdorimin emergjent të vaksinave të Pfizer dhe Moderna, synon të ndihmojë personat me defiçenca imunitare, përfshirë ata që u janë nënshtruar transplanteve të organeve.

Po ashtu, Franca do të nisë aplikimin e dozës së tretë për grupet me të rrezikuara, duke filluar nga mesi i shtatorit.

Këtë bëri të ditur të mërkurën zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal. Për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Francë, autoritetet vendosën të bëjnë edhe me drastike kontrollet kufitare, që edhe tani janë strikte.

Të gjithë udhëtarët që do të mbërrijnë nga vendet më të rrezikuara do t’i nënshtrohen testeve të shpejta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos