Mbrojtja sociale, qeveria pranon se sistemi është larg synimeve, shtohen fondet në dispozicion

Nga A2 CNN
22 Janar 2022, 12:45 | Ekonomi
Mbrojtja sociale, qeveria pranon se sistemi është larg synimeve,

Shpenzimet për mbrojtjen sociale në vend janë ndjeshëm më të ulëta se shtetet e rajonit dhe gati sa gjysma e mesatares së vendeve europiane. Vitin e shkuar Shqipëria shpenzoi 9,4 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për përkujdesjen sociale, nga 18,6 për qind në Bashkimin Europian.

Teksa e pranon si një problematikë, qeveria angazhohet të rrisë me 200 milionë euro fondet për sistemin e mbrojtjes sociale.

Për studiues të kushteve socio-ekonomike të vendit, kjo shumë është e mirëpritur, por e pamjaftueshme.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria ka treguesin më të lartë për të rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa në Europë lë pas vetëm Turqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ndërkohë vendi prej gati një viti po përballet me rritje të ndjeshme të çmimeve, që sipas ekspertëve do thotë më shumë rrezik për varfëri.

Në dokumentin e publikuar qeveria pranon gjithashtu se sistemi i mbrojtjes sociale në vend është ende larg funksionimit të plotë dhe mbetet në nivele të ulëta, duke bërë që shumë qytetarë të mos përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos