Mbushi “Range Rover”-in me emigrantë, në pranga 32-vjeçari

Nga A2 CNN
21 Maj 2022, 09:51 | Kronikë

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Policia bën të ditur se në fshatin Luz, Fushë Krujë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët 32-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos