Mbyllen aplikimet, mbi 650 persona iu përgjigjën thirrjes për hetues të BKH-së

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 10:39 | Aktualitet
Mbyllen aplikimet, mbi 650 persona iu përgjigjën thirrjes për

Ka përfunduar afati për aplikim për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Aida Veizaj (Hajnaj), kreu i BKH-së, me anë të një mesazhi ka njoftuar se numri i kandidatëve të interesuar që iu përgjigjën thirrjes për të aplikuar për këtë pozicion pune është mbi 650.

“Ju garantoj që procesi i përzgjedhjes do të jetë një proces i drejtë, objektiv, transparent dhe i barabartë, duke identifikuar kandidatët/et më të mirë, të cilët do të punojnë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe do të garantojë një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm”, shprehet kreu i BKH-së.

“Procesi i përzgjedhjes do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces”, shtoi Aida Veizaj (Hajnaj). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos