Produktet e ujërave shqiptare, 26 vjet që nuk kalojnë kufirin. Panariti tregon arsyen

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 09:14 | Aktualitet
Produktet e ujërave shqiptare, 26 vjet që nuk kalojnë kufirin.

Prej 26 vitesh, prodhimet e ujërave shqiptare nuk e kalojnë tregun vendas, si pasojë e masave bllokuese të ndërmarra nga Bashkimi Evropian. Për të folur më shumë rreth këtyre shtrëngimeve dhe pasojave që ato kanë sjellë te kultivuesit vendas, në studion e “Dita jonë” ishte i ftuar ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. 

“Që nga viti 1994, si rezultat i një shpërthimi të lokalizuar të kolerës, që pretendohej se erdhi për shkak të shkarkimit të ujrave të zeza, Bashkimi Evropian vendosi embargo. Që nga ajo kohë janë vendosur kritere jashtëzakonisht të rrepta, që vazhdojnë të jenë në fuqi edhe sot. Shqipëria, pa vendosur një plan bindës monitorimi të ujërave të detit, nuk ka shanse për të hapur eksportet. Paradoksi është që midhja e Butrintit është mbretëresha e Evropës, sipas një eksperti spanjoll”, tha Panariti.

“Humbja nga eksporti është e madhe, janë rreth 60 sipërmarrës që e shfrytëzojnë lagunën, por mungon një plan koordinimi i kësaj bashkësie dhe mungon një treg i përbashkët”, shtoi Panariti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos