Mbyllen gjykatat në Durrës e Vlorë, preken me koronavirus gjyqtarë dhe punonjës

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2020, 10:09 | Aktualitet
Mbyllen gjykatat në Durrës e Vlorë, preken me koronavirus

Mbyllet Gjykata e rrethit në Durrës dhe të dy shkallët në qytetin e Vlorës. Në Durrës shkak është bërë infektimi i një gjyqtari dhe 2 punonjësve të administratës.

Vendimi për mbylljen e gjykatës është marrë nga Këshilli i Gjykatës. Sipas burimeve, mësohet se të infektuarit janë me banim në Tiranë dhe konfirmimi se janë pozitiv ka ardhur pas bërjes së skanerit.

Në Vlorë, mbyllja e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe asaj të apelit erdhën pasi 11 persona rezultuan të prekur nga Covid-19. Vendimi për mbylljen e gjykatave është marrë nga Këshilli i Gjykatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos