Autoritetet greke kanë nisur menjëherë zbatimin e masave të reja për qytetarët që duan të hyjnë në Greqi dhe mëngjesin e së dielës kanë pezulluar punën në pikën kufitare të Kapshticës.
Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më herë nga kjo pikë kufitare duke filluar nga 16 gushti do të lejoheshin të kalonin vetëm 300 persona dhe duket se kjo shifër u plotësua që në orët e parë të mëngjesit.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i njerëzve që qëndrojnë në radhë për të kaluar nga kjo pikë kufitare të cilët kanë dalë dhe makinat dhe kërkojnë t’iu hapet rruga.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur. (A2 Televizion)