Arrihet konsensusi për Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së firmosur më 5 qershor.
Mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare arritën dakordësinë për rregullat e reja të zgjedhjeve.
Një KQZ me 3 nivele, anëtarët e së cilës do të përzgjidhen edhe nga opozita jashtë Kuvendit, si dhe vota e emigrantëve, janë disa prej ndërhyrjeve që do të shkruhen në ligjin e zgjedhjeve në fazën e tij të parë. (A2 Televizion)