All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kreu i KLSH, shumica i plotëson dëshirën presidentit Meta

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 20:24 | Politikë
Kreu i KLSH, shumica i plotëson dëshirën presidentit Meta
All - Paragraf - 1

Duket se mazhoranca ka zgjidhur një ndër ngërçet me presidentin Ilir Meta, duke i miratuar këtij të fundit propozimin e katërt për kreun e KLSH.

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme online me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim kandidaturën e Arben Shehut si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i hapur rrugë kalimit për votim në seancën plenare të radhës.

All - Paragraf - 3

Ky është propozimi i 4 që presidenti Meta sjell për këtë post. Më herët, mazhoranca ka rrëzuar kandidaturat e Vitore Tushës, Bahri Shaqirit dhe Petraq Milos. Arben Shehu ka një eksperiencë 15-vjeçare në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos