Rikthehet politika/ Zgjedhjet 2021, partitë nisin takimet me strukturat

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 12:26 | Politikë
Rikthehet politika/ Zgjedhjet 2021, partitë nisin takimet me strukturat

Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe me perspektivën e përfundimit të Reformës Elektorale, politika i është rikthyer partive.

Socialistët i nisën takimet me strukturat në jug, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se përzgjedhjet e Prill-Majit 2021, socialistët do të marrin sërish besimin për mandatin e tretë me Edi Ramën kryeministër. Sigurinë për këtë, Balla e sheh te “dobësia e thellë e kundërshtarit”, që gjithsesi, sipas tij, nuk duhet të sjellë vetëkënaqësi.

Në kampin tjetër, Lulzim Basha vijon takimet në rrethe me bizneset dhe fermerët. Ndërsa të enjten do të ketë rikthim në seli, me mbledhjen e Kryesisë. Puna me strukturat në vend dhe prezantimi i formulës që një anëtar, një votë do të përcaktojë listën e kandidatëve, janë vetëm një pjesë e diskutimeve që pritet të diskutohen nesër.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos