Salianji: Të gjithë kërkuam dorëheqjen e Bashës

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 17:07 | Politikë
Salianji: Të gjithë kërkuam dorëheqjen e Bashës

Është mbyllur mbledhja e grupit parlamentar demokrat. Pasi doli nga selia, Ervin Salianji bëri me dije se “i gjithë grupi parlamentar kërkoi tërheqjen e kryetarit të partisë për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje për Partinë Demokratike”.

“I gjithë grupi parlamentar kërkoi tërheqjen e kryetarit të partisë për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje për Partinë Demokratike dhe për të rikthyer besimin. Në lidhje me lajmet që qarkullojnë, ishte një konflikt verbal me kryetarin e partisë dhe me njerëz të paftuar që emocionohen nga këto situata. Asgjë serioze”, deklaroi Ervin Salianji.

https://a2news.com/2022/03/12/tensione-brenda-mbledhjes-se-pd-se-mbeshtetesja-e-bashes-perplaset-fizikisht-me-salianjin/

Ndërsa Grida Duma tha: “Duhet të ketë një zgjidhje të vërtetë dhe të mos kemi asnjë rrëshqitje ndaj përgjegjësisë. Basha ka kryer një hap pas, shpresoj ta çojë deri në fund”.

Sipas Enkelejd Alibeajt, "demokratët duhet të bashkohen".

"Për këtë, gjithkush duhet të bëjë një hap pas", theksoi Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos