Mbyllet numërimi dhe në Tiranë, Veliaj 58 mijë vota më shumë se Këlliçi

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 07:38 | Politikë
Mbyllet numërimi dhe në Tiranë, Veliaj 58 mijë vota më

Është mbyllur dhe procesi i numërimit të votave për Kryetar Bashkie në Tiranë, zonë e cila kishte dhe më shumë qendra votimi se çdo bashki tjetër në vend.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Erion Veliaj, ka fituar bindshëm në këtë garë përballë rivalit të koalicionit të "Bashkë Fitojmë", Belind Këlliçi.

Pas numërimit të 941 kutive, kryebashkiaku aktual i Bashkisë së Tiranës ka mbledhur 158.538 vota, teksa Këlliçi 100.249.

Diferenca mes dy rivalëve është mbi 58 mijë vota në favor të kandidatit socialist, i cili merr në këtë mënyrë mandatin e tretë në krye të bashkisë së kryeqytetit.

Në garën për Tiranën, qytetarët kanë renditur të tretin Arlind Qorin duke i besuar 13.816 vota, ndërsa kandidati i PD-së zyrtare, Roland Bejko renditet pas tij me 12.374.

Aktualisht, KQZ-ja po bën përpunimin e të dhënave për publikimin e të dhënave zyrtare, teksa vijon puna për numërimin e votave për këshillin bashkiak, të cilat duhet të përfundojnë brenda orës 16:00 të ditës së sotme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos