
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një dështim spektakolar të KQZ, lidhur me mos funksionimin e pajisjes së identifikimit elektronik.
“Zgjedhjet nuk kanë pasur asgjë të veçante në asnjë aspekt, përveç dështimit spektakolar të KQZ, për të filluar në kohë votimin në 500 qendra, njerëzit ishin në radhë, por nuk votuan. Kjo ishte një gjë e rëndë, tronditëse, për faktin se pajisjet elektronike kanë garantuar një transparencë shumë të më të madhe. Gabim i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm, nuk do e lëmë me kaq, aq më tepër kur pamë skenat e tmerrshme që hidheshin si arka bosh. Miliona euro nga taksat e shqiptarëve”, tha Rama.
Ai shtoi se e priste që opozita do kontestonte rezultatin.
“Sa i përket akuzave të opozitës, unë e kam parashikuar disa herë në takimet e mia, e vetmja gjë unë nuk parashikova ishte shpejtësia në atë që ka qenë pozicioni i përjetshëm i tyre, mohimi i realitetit”, shtoi ai. (A2 Televizion)