Pas 30 vitesh, Shkodra voton majtas

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 00:11 | Politikë
Pas 30 vitesh, Shkodra voton majtas

Benet Beci ka shkruar historinë në Shkodër. Pas 30 vitesh, kandidati socialist ka bindur shkodranët që të votojnë për herë të parë majtas. Partia Socialiste ka fituar 54 bashki në të gjithë vendin, por padyshim vëmendja ka qenë në Shkodër, bastionin historik të së djathtës.

Këtë ndryshim, disa prej qytetarëve e lidhin me zhvillimin ekonomik të Shkodrës: “Është votë për ndryshimin. Mirë është ndonjëherë edhe të ndryshosh”.

Në pedonalen e Shkodrës gjen edhe demokratë, që nuk e pranojnë dot humbjen: “Shumë turp! PD-ja ka humbur më tepër nga ata që nuk kanë dalë të votjnë. Socialistët kanë votuar të gjithë, u lumtë”.

Kandidati socialist Benet Beci fitoi në Shkodër me thuajse 60% të votave, duke mundur rivalin e tij në këtë garë, demokratin Bardh Spahia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos