Mbyllet numërimi edhe në Berat e Delvinë, fitojnë bindshëm kandidatët e PS-së

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 14:29 | Politikë
Mbyllet numërimi edhe në Berat e Delvinë, fitojnë

Është mbyllur procesi i votimit në Bashkinë e Beratit dhe Delvinën, për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj ku PS-ja ka siguruar fitoren.

Në bashkinë Berat, kandidati socialist ka marrë 61.47% të votave, ndërsa ai i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Zija Ismaili ka marrë 38.53% të totalit.

Sakaq në Delvinë, kandidati i PS-së, Besmir Veli, ka marrë 63.64% të totalit të votave, ndërsa ai i koalicionit 36.36%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos