
Emiriana Sako, Kryetarja e Bashkisë dhe njëherësh kandidate e PS-së, ka fituar me rezultat të thellë zgjedhjet në garën për kryebashkiak Në përfundim të numërimit në të gjitha kutitë e votimit në 4 KZAZ-të e bashkisë Durrës, kryeson Sako me mbi 58 % të votave.
Emiriana Sako ka arritur të sigurojë 39 157 vota, e ndjekur nga Ardian Muka me 20 831 vota. I treti në listë renditet Luan Hoti, i cili ka mbledhur 7937 vota.
Nga numërimi i votave të hedhura në 337 qendra votimi, 1591 prej tyre kanë rezultuar të pavlefshme.
Renditja me përqindje
Partia Socialiste Emiriana Sako – 58.5%
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” Ardian Muka – 29.7%
Partia Demokratike Luan Hoti – 11.9 % (A2 Televizion)