Nënkryetari i PD: Humbje tronditëse, të mblidhen organet me urgjencë, unë jam gati të mbaj përgjegjësi

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 15:07 | Politikë
Nënkryetari i PD: Humbje tronditëse, të mblidhen organet me

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, tha se humbja në zgjedhjet e pjesshme vendore ishte “tronditëse” për këtë forcë politike.

“Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi. Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm!”, tha Gjekmarkaj në një reagim në Facebook.

“PD duhet të mbledhë sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerrë përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale. Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër nënkryetarëve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj përgjegjësinë time. Nuk do t'i shmangem asaj për asnjë arsye apo interes që bie në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë dhe parimet e mia etike”.

Në një intervistë për A2 CNN në janar, Gjekmarkaj pati deklaruar se rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk mund të ishte pretekst për të kërkuar dorëheqjen e Bashës. “Zoti Basha matet me rezultate politike dhe me zgjedhje politike”, deklaroi Gjekmarkaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos