Mallakastër, kandidati i Bashkë Fitojmë “i heq fitoren” Kapllanajt

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 15:47 | Politikë
Mallakastër, kandidati i Bashkë Fitojmë “i heq

Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kryebashkiakut të Mallakastrës, ku është shpallur fitues kandidati i Partisë Socialiste Qerim Ismailaj.

Ai mori 5967 vota, 367 më shumë se kandidati i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Agron Kapllanaj, i cili mori 5600 vota.

I treti u rendit kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Resmi Shanaj, i cili mori 724 vota. Ky është një nga rastet ku çarja e PD-së me dy kandidatë në disa bashki ka sjellë edhe humbjen, pasi votat e Shanajt do t’i kishin mjaftuar Kapllanajt për të fituar garën dhe për t’u rikthyer në drejtim të Bashkisë së Mallakastrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos