“Shpresoj që çështja Beleri të zgjidhet në gjykatë”, Glover: Jemi të interesuar të shohim se çfarë do të ndodhë

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 15:44 | Politikë
“Shpresoj që çështja Beleri të zgjidhet në

E pyetur në lidhje me fitoren e Fredi Belerit në Himarë, i cili është arrestuar për shitblerje votash, kryevëzhguesja e OSBE ODIHR, Audrey Glover, tha se kjo çështje i takon gjykatës. Sipas saj, OSBE ODIHR është i interesuar të shohë se çfarë do të ndodhë.

“Shpresoj që çështja Beleri të zgjidhet në gjykatë. Për këtë jemi të interesuar të shohim se çfarë do të ndodhë. Sa u përket qytetarëve që janë detyruar të votojnë në mënyrë të veçantë kjo është puna e autoriteteve. Duhet t’i kishin parandaluar, por nuk ia kanë dalë. Shpresoj të merren masat e duhura për të mos anashkaluar ligjin”.

Glover foli edhe për manipulime në disa zona zgjedhore.

“Kishte zona ku kishte disa manipulime e kemi vënë re këtë me njerëz që qëndronin jashtë qendrave të votimit. Kemi qenë të ndërgjegjshëm që ka pasur insistime të njerëzve që u kërkohej të votonin në një mënyrë të caktuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos