Mbyllet numërimi në Shijak, PS fiton me 53.38%, PD me 39.10%

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 07:32 | Politikë
Mbyllet numërimi në Shijak, PS fiton me 53.38%, PD me 39.10%

Është mbyllur procesi i numërimit në KZAZ nr.25 në Shijak, ku janë numëruar 54 kutitë e votimit të kësaj zone të administrimit zgjedhor.

Në përfundim të procesit, kryeson PS me votat e marra me diferencë të madhe votash ndaj rivalëve PD dhe LSI. PS ka marrë 7985 vota ose 53.38%, PD 5849 vota ose 39.10% dhe LSI me 841 vota, 5.62%.

Në rang qarku në Durrës janë numëruar 330 nga 481 qendra Votimi në total.

PS 51 347

PD 42 725

LSI 6 672

Vota të pavlefshme  5333

Shijaku ka mbyllur numërimin ne 54 QV

PS 7 985

PD 5 849

LSI 841

Krujë janë numëruar 43 nga 92 QV

PS 7352

PD 7116

LSI 1662 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos