
Policia Kufitare njofton për një ndërprerje të përkohshme të punës për ditën e nesërme në pikën kufitare “Tre Urat” në Përmet.
Për këtë arsye, autoritetet doganore njoftojnë se prej orës 13:30 deri në 15:30, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e automjeteve, në hyre dhe në dalje të kësaj pike kufitare.
Motivi i pezullimit të punës janë punimet që do të kryej pala greke në Pikën Kufitare Tre Urat. (A2 Televizion)