
Edhe sot protestohet. Po aq paqësisht... madje në heshtje. Thuajse për të njëjtat arsye si 32 vite më parë, por në tjetër formë. Të rinjtë po e shprehin zhgënjimin duke braktisur shtëpitë e tyre.
“Më thuaj një njeri që nuk do të jetojë në vendin e tij. Vendin ku ai ka lindur...”
Adiola Pllumbi, studente në Departamentin e Sociologjisë, Master
Atëherë ikën me çfarë të mundnin, nga kufijtë tokësorë, përmes ambasadave, me anije, më pas me gomone, në çdo rast duke rrezikuar seriozisht jetën. Shumë po bëjnë edhe sot të njëjtën gjë.
“Është shumë jokoherente dhe shumë shqetësuese. Në ditët e sotme po flitet jashtëzakonisht shumë nga mediat, jo vetëm shqiptare, por edhe të huaja që të rinjtë çdo ditë e më shumë po lëvizin nga vendi jonë, nga Shqipëria. Është një plagë e thellë.”
Adiola Pllumbi, studente në Departamentin e Sociologjisë, Master
Me shpresën dhe besimin se atje ku do të shkojë do të marrë diçka më shumë nga ajo që Atdheu i saj e mbi të gjitha politikëbërësit nuk i ofrojnë është edhe Raviola Kullsi.
“Kjo është një temë që mua më prek në fakt. Pasi të mbaroj vitin e tretë “Bachelor” mua më duhet të largohem. Më duhet edhe mua të emigroj. Është një fenomen gjithmonë e në rritje.”
Riviola Kullsi, studente në vitin e tretë Sociologji
Po çfarë po e shkakton këtë cikël të heshtur emigracioni i cili ka futur në një rreth vicioz të ardhmen e vendit?
“Normalisht, përgjigjja kryesore është punësimi. Një i ri që përfundon studimet dhe nuk gjen unë do të largohet jashtë vendit. Qoftë duke punuar edhe në profile që nuk lidhen me studimet e tyre”.
Anxhela Kovaçe, studente Masteri
E në gjithë këtë frymë pesimizmi, me dëshirë të lartë për t’u larguar, ka edhe nga ata që ndonëse të ndërgjegjshëm se fija e barit ku ka lidhur shpresat është tepër e brishtë, vijojnë të shpresojnë. Madje, Fitorja guxon edhe më shumë duke zgjedhur për profesion e jetës mësuesinë, profilin e vlerësuar, por të refuzuar vitet e fundit.
“Ju lutem na merrni seriozisht” ... kaq pak kërkojnë sot të rinjtë nga politikëbërësit që mos të braktisin vendin e tyre. (A2 Televizion)
Fitore Budi, studente në vitin e tretë te Shkencat Sociale