Mbyllet spitali Infektiv, pacientët me Covid do të transferohen në Covid 3

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 10:16 | Aktualitet
Mbyllet spitali Infektiv, pacientët me Covid do të transferohen

Pas dy viteve pandemi, Infektivi që shërbeu si qendra kryesore për shtrimin e të sëmurëve me koronavirus nuk do të shërbejë më si spital Covid.

Spitali që përballoi ngarkesën më të madhe të trajtimit të rasteve me koronavirus, është boshatisur për t’iu nënshtruar rikonstruksionit. Pacientët transferohen në QSUT.

Numri i pacientëve të shtruar është ulur ndjeshëm. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi se është shënuar 1 viktimë nga koronavirusi, ndërsa rastet e reja ishin 36. Pacientët që po marrin trajtim aktualisht janë 23, 3 nga të cilët në gjendje më të rënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos