Urdhri e ndalon, por pulat tregtohen edhe në rrugë

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 17:55 | Aktualitet
Urdhri e ndalon, por pulat tregtohen edhe në rrugë

Ndalimi i tregtimit të pulave të gjalla në tregje ishte një ndër masat e para që Ministria e Bujqësisë mori me qëllim parandalimin e përhapjes së gripit të shpendëve. Mirëpo, urdhri nuk po respektohet...

Madje, disa tregtarë kanë nxjerrë për të shitur edhe shpendë jo tipik për stinën, siç është edhe gjeli i detit.

Për ekspertët vetarinarë, zbatimi i këtij rregulli është i domosdoshëm në këtë situatë.

https://a2news.com/2022/03/22/asgjesimi-i-shpendeve-me-h5n8-pulat-e-infektuara-groposen-ne-shijak/

Ndërkohë, të frikësuar nga frika e infektimit, disa qytetarë thonë se kanë ndërprerë konsumin e mishit të pulës. Por, për ekspertët, konsumi i mishit, nënprodukteve të tij dhe vezëve, gjithmonë të gatuara në temperatura mbi 70 gradë, nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin e njeriut.

Më shumë se 150 000 pula janë groposur deri më tani pas ngordhjes, ndërsa procesi i asgjësimit të shpendëve, sipas Ministrisë së Bujqësisë, po vijon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos