
Rritet tensioni teksa u mbyllën qendrat e votimit në Kosovë, ku pjesëmarrja zyrtare është e 42.93%.
Por ndërkohë në veri të vendit burimet e policisë njoftojnë se para pak minutash është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjës, bëjnë të ditur burime të Kosova Press-it.
Sipas këtyre burimeve, granata është hedhur nga ana e Serbisë. Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Policia nuk ka informacione lidhur me rastin, ka thënë Branisllav Radoviq zëdhënës i policisë për rajonin e veriut. (A2 Televizion)