
Koalicioni i organizatave joqeveritare që monitoron zgjedhjet në Kosovë, “Demokracia në Veprim” tha se deri në mesditë është vërejtur një pjesëmarrje e ulët në komunat me shumicë shqiptare, ndërsa në ato serbe pjesëmarrja është tre herë më e lartë.
Procesi vlerësohet si i rregullt dhe në respektim të masave anti-covid.
“Procesi i rregullt dhe respektimi i masave anti-covid janë kryefjala e procesit të deritanishëm. Sipas raportimeve të vëzhguesve në terren, ka pasur një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave me shumicë serbe në veri, ku mesatarja e daljes në zgjedhje është 3 herë më e lartë sesa ajo e komunave të tjera në vend”, u shpreh Eugen Kacolli. (A2 Televizion)