Mbyllja e Kolegjit Turk, prindërit protestojnë së bashku me fëmijët përpara kryeministrisë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2022, 12:40 | Sociale
Mbyllja e Kolegjit Turk, prindërit protestojnë së bashku me

Prindërit e fëmijëve të kolegjit “Mehmet Akif” kanë protestuar përpara kryeministrisë kundër vendimit për mbylljen e këtij institucioni arsimor parauniversitar. Ata e konsiderojnë një tallje zgjidhjen që ekzekutivi i kishte dhënë prindërve për t'i regjistruar fëmijët në kopshte shtetërore.

Prindërit përpara institucionit tregojnë për A2 CNN vështirësitë e tyre. “Duhet të gjesh ose dado, ose duhet të marrim leje nga puna. Do ta mbaj në shtëpi për momentin, prindërit mund të ngrenë padi edhe personalisht, po organizohemi”, thotë njëra prej tyre.  

“Imagjinoni, fëmijë kaq të vegjël, në vend të mësojnë abetaren, mësojnë si të protestojnë”, deklaron një tjetër, që mban pankartën “Mbyllja e diturisë nuk sjell përmirësim të shoqërisë. Kopshtet mbyllen, bastet rihapen”.    

https://a2news.com/2022/09/26/mbyllja-e-kolegjit-turk-rama-nxeneset-te-protestojne-kunder-pronareve/

Në vlerësimet e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit, ky institucion është renditur ndër shkollat më të mira jopublike në vend. Por ministrja Evis Kushi dhe më pas kryeministri Edi Rama deklaruan se mbyllja e shkollës bëhet për shkak të zhvillimit të mësimit në ambiente të pamiratuara.

Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur kolegjin e fondacionit “Gulistan” vjen 9 muaj nga thirrja  paralajmëruese e presidentit turk, nga foltorja e parlamentit shqiptar. Erdogan kushtëzoi vizitën e radhës në Shqipëri nëse nuk do shohë vendime konkrete. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/23/qeveria-mbyll-kolegjin-turk-nxenesit-ne-proteste-institucioni-nis-betejen-ligjore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos