Mbyllja e kolegjit turk, Rama: Nxënëset të protestojnë kundër pronarëve

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 11:02 | Politikë

Ndërkohë që nxënëset dhe stafi i kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” po protestojnë sërish kundër vendimit për mbyllje, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter i rikthehet edhe një herë vendimit, që akuzohet se është diktuar nga presioni i presidentit turk, Erdogan.

“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, ishin fjalët e kryeministrit.

https://twitter.com/ediramaal/status/1574318951718322177?s=46&t=OFSx9Xes3-qCHCHLetVFXw

Sipas Ministrisë, drejtuesit e kolegjit nuk i kanë përmbushur kriteret pas dy verifikimesh, dhe në këto kushte, sipas saj është e drejta e autoriteteve të revokojnë licencën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/23/qeveria-mbyll-kolegjin-turk-nxenesit-ne-proteste-institucioni-nis-betejen-ligjore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos