Mbyllja e kufijve, shqiptarët vijojnë të qëndrojnë të bllokuar në Kapshticë

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 14:30 | Aktualitet

Dhjetëra shtetas shqiptarë vazhdojnë të presin në qiell të hapur në zonat neutrale të kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë. Më problematike duket situata në doganën e Kapshticës, ku 25 shtetas shqiptarë vazhdojnë të qëndrojnë në pritje, pasi autoritetet nuk lejojnë futjen e tyre në Shqipëri, për shkak të mbylljes së kufijve si masë e kushtëzuar nga pandemia botërore e koronavirusit. Gjatë mbrëmjes së djeshme, disa prej të bllokuarve në Kapshticë janë transportuar në spitalin e Bilishtit, pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore për shkak të temperaturave të ulëta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos