Mbyllja për shkak të koronavirusit e gjen Ilir Metën duke korrur barin

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 12:40 | Aktualitet
Mbyllja për shkak të koronavirusit e gjen Ilir Metën duke korrur

Shpesh herë e kemi parë presidentin Ilir Meta duke ngjitur male apo luajtur futboll me miqtë për të kaluar fundjavat e tij.

Por këtë radhë, i detyruar të qëndrojë në shtëpi për shkak të masave shtrënguese kundër koronavirusit, kreu i shtetit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të kaluar ditët e pushimit.

Ilir Meta ka postuar në rrjetet sociale një video ndërsa kosit barin (nuk dihet se ku) me të cilën uron të gjithë shqiptarët për një fundjavë të mbarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos